Në krahasim me tre muajt e parë të vitit 2021, këtë vit në Klinikën e Gjinekologjisë janë drejtuar një numër më i madh i pacienteve për abort të fetusit.
Gjatë tre mujorit të parë janë kryer 31 aborte, 10 më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë.
Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, thotë se ka shkaqe të ndryshme për këtë gjë.
Që pacientet të kryejnë këtë process, kalojnë nëpër disa procedura.
Ismajli thotë se ka edhe raste kur pacientet që kërkojnë abort, janë të mitura, megjithëse shifra e tyre është e vogël.
Në tre muajt e parë të këtij viti, janë kryer mbi 2 mijë e 140 lindje, mbi 200 më shumë se vitin e kaluar.