Një delegacion i grave të suksesshme nga Kosova, që kanë udhëhequr e vazhdojnë të udhëheqin institucioneve të ndryshme, me ndërmjetësimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ka disa ditë që po qëndron në ShBA, në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të rolit të gruas në shoqëri.
Në mesin e pjesëmarrëseve në këtë program është edhe anëtarja e Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e LDK-së, njëherit ish kryesuese e këtij organi më të lartë në Komunë, Shpresa Kurteshi Emini.
Ja disa postime e foto të saja në lidhje me këtë vizitë:
***
UN Women është një organizatë e cila vepron edhe në Kosovë e që ka dhënë kontribut të madh në përparim dhe zhvillim të vendit në të gjitha fushat, veçanërisht në përofrcimin e pozitës së gruas në udhëheqje.
Mirënjohës dhe falënderues si shtet dhe popull, gjithsesi.
Bashkë në përparim dhe zhvillim!
#UsEmbassyPrishtina
#UnWomenNewYork
#IVLP
Nga takimi me League of Women Voters of the City of New York, pikë diskutimi kishim; Nxitjen e grave dhe qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, veçanërisht në ato lokale, për rëndësinë që kanë në jetën e përditshme në nevojat që paraqiten çdo ditë.
Nder të bisedonim me Ms. Diane Burrows Co-President of League of Women Viters of the City of New York për të përbashkëtat, dallimet dhe sfidat e sistemit zgjedhor në Kosovë, sigurisht që lam vend për takime tjera dhe bashkëpunim me qëllim që ta rrisim pjesëmarrjen e grave, rinisë dhe qytetarëve në zgjedhje të nivelit lokal dhe atë shtetëror!
#UsEmbasyPrishtina
#IVLP
#LeagueofWomenVotersoftheCityofNewYork
***
Nga takimi me Deanna Dougllas dhe përfacësueset e Meridian International Center!
***
Nga takimi virtual me Ligën Nacionale të Qyteteve, të themuar 98 vite më parë nga gratë me zë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, patëm mundësi që të diskutonim për të arriturat, sfidat, aktivitet politike dhe jo politike të grave në Kosovë dhe në USA.
Shkëmbim përvojash, ide dhe me shumë mundësi për bashkëpunim në të ardhmen!
#NationalLagueofCities
##UsEmbasyPrishtina
#IVLP
***
Nga takimi me drejtuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar, patëm mundësi të diskutonim për dy çështje me rëndësi dhe me interes për zhvillimin e politikave të rëndësishme për nivelin lokal dhe atë shtetëror, pjesëmarrja e grava dhe rinisë në këtë fushe, në zhvillim dhe përparim të shtetit.
Një falënderim të veçantë ndaj IRI-së e cila tashmë ka zyret në Kosovë dhe po vazhdon të implementojë projekte në drejtim të përmirësimit të politikave që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve dhe mundesive për pjesmarrje në politikë, për gratë dhe rininë!
#USembasyPrishtina
#InternationalRepublicanInstitute
#IVLP
Memoriali i forcave ajrore, Pentagon/Virxhinia!
Instituti Demokratik Amerikan është një nga organizatat më të mëdha dhe një nga ato që më së shumti kanë kontribuar dhe vazhdonjnë të kontribojë drejt përmirësimit të jetës qytetare në Kosovë, përmes formave të ndryshme. Në takim me z.Robert Benjamin, Drejtor i Zyrër së NDI në Washington D.C, patëm rast të diskutonim një sërë çështjesh me rëndësi për jetën politike e shoqërore në Kosovë!
Bashkëpunini i NDI me Kosovën, sigurisht që do të vazhdoj për të realizuar programe e projekte të ndryshme për t’i ngritur kapacitetet profesionale në cdo fushë.
Populli i Kosovës është mirënjohës dhe falënderues, bashkë do të ecim përpara!
#usEmbasyKosova
#NDI
#IVLP
***
Nderë të bashkëbisedonim me Dr. Michail Siegel, profesor në Johns Hopkins University për Sistemin Shtetëror, Kongresin dhe Senatin amerikan, si dhe për Sistemin e drejtësisë dhe Gjykatave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
***
E nderuar dhe jashtëzakonisht falënderuese ndaj USAID/KOSOVA, U.S Enbassy Prishtina dhe U.S Department of State për përzgjedhjen dhe mundëndësinë e ofruar për të marr pjesë në programin:
IVLP/ Strengthening the Voice of Women in Municipal Government
Njëkohësisht, kënaqësi ta takoja znj. Deanna Dougllas nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Zyra e Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë.
Ky program ka për qëllim të forcoj zërin e gruas në politikat lokale dhe ato shtetërore, të shkëmbejë përvoja në mes të dyja vendeve për politikat dhe aktivitetet e grave për ta përmirësuar jetën e qyetetare në gjitha sferat. Kosova, pavarësisht se është një shtet i vogël dhe i ri në Evropë, ngadal por ka bër hapa të mirë në këtë drejtim. Personalisht vlerësoj se duhet të bëjmë dhe më shumë, ne duhet t’i marrim shembujt e mire, t’i praktikojmë dhe ta bindim Evropën me vepra se meritojmë të trajtohemi të barabartë si shtet, dhe bashkë të krijojmë stabilitet, jetë të qetë dhe të sigurtë për të gjithë! Sigurisht, barazia gjinore dhe barazia qytetare në përgjithësi që do të thotë respektimi i të drejtave të njeriut, pavarësisht gjinisë, racës, fesë e kombësisë, në një shtet, është garanca më e mirë e zhvillimit dhe përparimit të atij shteti. Kosova, duhet patjetër të bëhet treguese edhe më e mirë e për Evropën dhe botën se është aftë dhe duhet ta bëj këtë për ta fituar të drejtën e lirisë së lëvizjes dhe veprimit nê Evropë dhe përtej saj… Kështu për ta kapur pastaj me lehtësi zhvillimin e vendit në të gjitha sferat!
#usEmbassykosova
#IVLP
***