Lëvizja Studentore “Studime Kritikë dhe Veprim”, sot në datën kur shënohet ‘Dita e Evropës’, ka protestuar para zyreve të BE-së në Kosovë.
Ata kanë mbajtur një aksion simbolik për t’i shfaqur pakënaqesitë e tyre në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën.
Omer Kosumi nga kjo Lëvizje tha se studentët në Kosovë ndihen shumë të diskriminuar, pasi ambasadat e vendeve evropiane po ua refuzojnë vizat edhe kur ata po pranohen në universitete të këtyre shteteve.
“Të vërteten e shpërblimit dhe ndëshkimit. Siç dihet pas 10 vite Kosova vazhdo të jetë e izoluar. Qëllimi i aksionit është për të shpreh shqetësimin për të studiuar në BE. Ka raste ku studentët pranohen ne universitete, por ambasada u’a refuzon vizën. Ajo që kërkojmë është trajtim i barabartë. Qëllimi tjetër është për të përçuar mesazhin që ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë, por duhet t’i kryeni edhe ju. Duam që të jemi pjesë e Evropës, e jo të diskriminohemi”, tha ai.