Pak minuta më parë ka filluar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të UÇK-së.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.
Thaçi e nisi i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.
Mirëpo, ajo çka u vërejt gjatë lidhjes LIVE përmes së cilës Thaçi po e ndiqte konferencën, ishte ndryshimi i tij në pamje.
Tek ish presidenti vërehet lodhje dhe plakje, me ç’rast duket mjaft ndryshe nga paraqitja e fundit.