UEFA ka miratuar edhe zyrtarisht formatin e ri të Ligës së Kampionëve që nis nga viti 2024.
Duke pasur parasysh kalimin nga 23 në 36 skuadra, ndryshimi më i madh do të bëhet në transformimin e fazës së grupeve në një mini-ligë, ku përfshihen skuadrat pjesëmarrëse.
Secili klub luan së paku tetë ndeshje, kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm (katër si vendas, katër mysafir).
Do të ketë edhe disa ndryshime në formatin e fazës së kualifikimit për ndeshjet eliminuese, ndryshime këto që pritet të hyjnë në fuqi në edicionin 2024/2025.Tetë skuadrat e para në ligë kualifikohen automatikisht për fazën nokaut, derisa skuadrat nga pozita e nëntë në 24 do të garojnë në ‘Play OFf’ me dy ndeshje, për të siguruar 1/16.
Këto ndryshime kanë ardhur në saje të kërkesave të klubeve, të cilat nuk ishin të kënaqura me formatin ekzsitues.