Sot në mëngjes, puntorët e KEDS kanë bojkotuar punën e tyre të përditshme dhe po protestojnë.
Punëtorë nga dega e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë po kërkojnë ngritje të pagave.
Madje ata përmes disa mbishkrimeve kanë “kërcënuar” edhe me acarim të gjendjes nëse nuk merren masa.
Poashtu ata në pankarta kanë shkruar se kanë presion, duke kërkuar që të ndalet.
Nga fotografitë e dërguara në “Radio Stat” shihen punëtorët e terenit dhe zyrtarët tjerë duke qëndruara para zyreve.