Klubi Futbollistik “Ballkani” është shpallur kampion i Kosovës gjatë këtij sezonit 2021/22.
Blend Baftiu ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar tek skuadra nga Suhareka.
Tashmë po raportohet në media se futbollisti i ka bërë të ditur Ballkanit që nuk do të vazhdojë qëndrimin në Suharekë. Sipas ‘Kanal10’, Drita është skuadra më interesuar për shërbimet e Baftiut.
Drita ishte afër Baftiut edhe në afatin kalimtar të dimrit, mirëpo atëherë marrëveshja finale nuk ishte arritur.