Nga Egzon Kastrati:
Në samitin e Zagrebit në vitin 2000 u definu qartë se e ardhmja e Ballkanit Përëndimor është integrimi në BE.
Pas 22 viteve nëse e marrim dhe analizojm shtegëtimin e këtyre vendeve mund të konkludojmë në dy lloje aspiratash: a) vendet kandidate dhe kandidate potenciale. Vendet kandidate janë vendet të cilat kanë arritur në një shkallë të lartë të integrimit të cilat kanë arritur që të fillojnë negociatat për antarësim (Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria), ndërsa këto kandidate potenciale Bosnia dhe Kosova kanë mbetur prapa në këtë proces. Optimizmi i madh i këtyre vendeve është kultivuar dhe përdorur si instrument në shumicën e rasteve politike nën kotekstin e asaj se njëri apo tjetri spektër politik ka një agjendë të qartë integruese.
Kosova për vite të tëra ka jetuar në iluzione kinse që është afër integrimit dhe që Kosova është duke përmbushur me përpikmëri detyrat e saj në kuadër të kritereve dhe reforma që kërkohen nga BE-ja. Kriterii politik: sudimi i ligjit, demokracisë, mbrojtja dhe respektimi i minoriteteve, lufta ndaj korrupcionit ekonomik, funksionimi i ekonomisë së lirë të tregut, demonopolizimi dhe rritja e konkurueshmërisë dhe kriteret legjislative apo përshtatja e pakove të ligjeve me BE-në.Kosova nuk arrit t’i kryej detyrat e shtëpisë dhe si rrjedhojë e kësaj linden paradokse të tilla që BE-ja po e trajton në mënyrë të padrejt dhe diskriminuese punën e pa bërë në luftimin e korrupcionit.
Kosova bëri hapin e parë në fazen integruse duke nënshkruar MSA-në, por në një situatë krejtësisht me specifike se vendet e tjera sepse marrëveshjen më Kosovën BE-ja e ratifikoj në parlament Europian e jo në parlamente e secilit vend anëtar, sepse Kosova nuk njihet nga BE-ja por nga vendet anëtare të saj. Rrugëtimi i Kosovës mbet i pasigurt e duke marrë parasysh konetacionin politik të këtij procesi vetem sa e vështirëson gjendjen. Nuk është problemi kur do të integrohemi por sa do të presimi në korridore të BE-së nëse do të ekzistoj si e tillë deri atëherë.