Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se kjo është një mundësi e mirë për Kosovën që të përprarojë më shumë në fushën e demokracisë.
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar ai nga Texasi ku po qëndron për vizitë.
Kurti ka thënë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat e liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë.
“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Zëri