Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë orëve të pasdites mund të ketë lokalisht zhvillime të vranësirave, sidomos në zonat malore, duke gjeneruar ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-27 km/h.
Temperaturat do të vazhdojnë të shënojnë ngritje të mëtejshme, ku minimalet do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 31°C./Meteo Kosova/