Gjilani dje zhvilloi seancën e fundit përgaditore para ndeshjes kundër Ballkanit në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës.Në grumbullimin e fundit para ndeshjës ishin prezent të gjithë lojtarët,ata u shprehën të gatshëm dhe të motivuar për sfidën e rradhës ku do ta zhvillojnë si musafir në Therandë.Për ndeshjen e së mërkurës me 14 shkurt me gjërësisht folën kapiteni i skuadrës Ylber Kastrati si dhe ish kapiteni tani ndihmës trajneri Alban Hyseni
Kapiteni i skuadrës Ylber Kastrati u shpreh se janë shumë të motivuar për këtë ndeshje dhe beson se do dalin si triumfues në ndeshjen ndaj Ballkanit.
“Gjitha përgaditjet kanë shkuar mirë,kemi përkrahjen e kryesisë si në anën financiare gjithashtu edhe në plotësimin e kushteve të tjera sportive.Puna është kryer në nivel të duhur nga ana e shtabit teknik.Ne e dimë rëndësinë e lojës dhe jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje,Ballkani është një ekip në fazën e komponimit dhe duke ditur që ne jemi një ekip i mirë komponuar me përvojë dhe me një përgaditje të mirë fizike besoj se do dalim triumfues nga kjo sfidë”
Ai gjithashtu ka një porosi edhe për tifozët e skuadrës duke thënë se pret një përkrahje të madhe nga ana e “Skifterave”.
“Besoj shumë dhe shpresoj në një përkrahje të madhe nga ana e Skifterave si dinë ata ta bëjnë gjithnjë” ka shtuar më tutje Kastrati.
Nga ana tjetër ndihmës trajneri Alban Hyseni tha se janë të përgaditur maksimalisht dhe se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.
“Sa i përket ndeshjes ndaj Ballkanit ne jemi përgaditur maksimalisht,nuk do të jetë një ndeshje e lehtë,por duke parë punën e lojtarëve që kanë bërë në fazën përgaditore besoj që ne do e kalojmë këtë rreth të garave,edhe pse Ballkani është një ekip i përforcuar mirë,por ne jemi përgaditur maksimalisht gjithashtu mungesa të lojtarëve nuk kemi dhe besoj që me angazhimin e lojtarëve do ta kalojmë këtë raund”.
Alban Hyseni ju bëri thirrje tifozëve qe së bashku ta kalojnë këtë fazë.
“Përkrahje e tifozëve është shumë e rëndësishme prandja i ftoj të gjithë tifozët që nesër së bashku ta kalojmë këtë fazë”.