Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do t’i shpërndaj disa mirënjohje për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Blerjen e këtyre mirënjohjeve Kuvendi i Kosovës e ka bërë përmes një tenderi publik, vlera e të cilit është 994 euro.
Nuk janë dhënë shumë detaje për këto mirënjohje. Nuk dihet sa te tilla do të blihen më këtë para.
Në njoftimin në KRPP është treguar vetëm se furnizimin me to do ta bëjë kompania VM3, që është shpallur edhe fiurese e tenderit.
Tenderi “Furnizimi me mirënjohje me rastin e 10-të vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës”, mes kompanisë fituese dhe Kuvendit është nënshkruar me 12.02.2018./GMonitor/