“Radio Star” merr vesh se Ardian Nuhiu ka vazhduar kontratën me FC Dritën edhe për tri vitet e ardhshme.
Trainerit shkupjan pas suksesit të arritur me skuadrën gjilanase FC Dritën, tani ka marrë besimin edhe për tri vitet e ardhshme për të udhëhequr skuadrën në sukseset tjera.
Që kur është zyrtarizuar si trajner i Dritës, Ardian Nuhiu këtë skuadër e ka kualifikuar dy herë me radhë në garat ndërmkombëtare.
Së shpejti skuadra e FC Dritës, pritet të zyrtarizoj vazhdimin e kontratës me trainerin Ardian Nuhiun./RadioStar/