Ja reagimi i OVL-UÇK:
Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësinë së Kosovës, ia uron qytetarëve këtë ditë, për të cilën kemi arsye të festojmë.
Ngjarjet që janë duke ndodhur në këtë përvjetor të pavarësisë, duke i vendosur përballë flamurin kombëtar dhe flamurin shtetëror, kanë pasoja negative për shoqërinë tonë.
Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së.
Jemi kundër heqjes së flamurit kombëtar por edhe kundër heqjes së atij shtetëror, dhe me këtë rast kërkojmë nga institucionet dhe partitë politike që të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, e aq më tepër që ata të zhvendosen natën.
Të nderuar qytetarë,
Pavarësia e Kosovës duhet të jetë dita që na bashkon dhe jo ditë që na për përçanë si shqiptarë