Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Visar Krasniqi, së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, mori pjesë sot në një takim pune në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku u diskutuan ndryshimet e propozuara në Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Në takim morën pjesë anëtarë të grupit punues, përfaqësues të sistemit prokurorial dhe gjyqësor, përfaqësues të institucioneve të tjera, të shoqërisë civile, si dhe ekspertë të fushës.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e sistemit prokurorial prezantuan dhe arsyetuan propozimet e tyre me shkrim për ndryshimin e projektligjit, duke sqaruar qëndrimet e tyre dhe dallimet ndërmjet propozimeve të paraqitura dhe përcaktimeve të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit.
Takimi shërbeu si mundësi për shkëmbimin e qëndrimeve dhe shqyrtimin e propozimeve konkrete, me synim të kontribuimit në procesin e hartimit të një kornize ligjore që rregullon përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
https://prokuroria-rks.org/artikulli/21347
#SistemiProkurorial #KeshilliProkurorialKosoves










