Spanja nuk është deklaruar akoma lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.Nuk dihet akoma nëse qeveria e këtij vendi do t’i japë mbështetje Kosovës, pavarësinë e së cilës nuk e ka njohur akoma.
Agjencia spanjolle e lajmeve Europa Press, sipas disa burimeve raporton se qeveria nuk e konsideron të ngutshme prononcimin lidhur me atë se a do ta mbështes Kosovën apo jo?, i ka thënë kësaj agjencie një zyrtar i qeverisë së Spanjës.
Por, sipas tyre qëndrimi i tyre do të dihet pasi të nis debati dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Kosova më 12 maj e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në këtë mekanizëm të BE-së.