Policia ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan pasi që i njëjti së bashku edhe tre shokë, dyshohet për shkak se kishin pasur mosmarrëveshje e përleshje më herët, gjatë ditës, kanë sulmuar fizikisht një grup prej pesë të rinjsh.
Për pasojë njëri prej tyre kishte pësuar lëndime nga një thikë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën “Abdullah Tahiri”.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.