Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili drejtoi mbledhjen në mungesë të kryeministrit Albin Kurt, përmendi ShBA-të dhe Bashkimin Evropian të cilat kanë miratuar pakon e re të sanksioneve ndaj Federatës së Rusisë.
Një nga sanksionet që përmendi zëvendësi i Kurtit është edhe ngrirja e aseteve ndaj disa individëve dhe korporatave ruse.
Sanksionet u miratuan nga kabineti qeveritar.Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.