Superliga e Kosovës këtë javë ngjalli shumë dyshime tek tifozët kosovarë. Edhe pse nga shumë kush pritej që favoritët të fitonin, rezultatet dolën të ishin ndryshe.
Fitoret e tri ekipeve që po luftojnë për mbijetesë në Superligën e futbollit kundër tri skuadrave të kualifikuara në garat evropiane përmes tri ndeshjeve që në total i prodhuan hiq më pak se 16 gola kanë bërë që tabela e rezultateve zyrtare të FFK-së të bëhet virale në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.
Tifozë nga e gjithë Kosova i kanë vlerësuar haptazi të kurdisura fitoren prej 3:1 të Drenicës kundër kampionit të ri, Ballkanit, triumfin prej 3:2 të Dukagjinit kundër Llapit dhe atë të Malishevës prej 4:3 si mysafire e Gjilanit.
Edhe pse vet klubet dhe federata nuk i kanë komentuar këto rezultate, analistët nëpër studio televizive veç çka nuk thanë troç: “rezultate të kurdisura”.