IMAZH I KEQ
Ka disa muaj që në sheshin e bukur të Gjilanit janë vendosur disa tenda për vaksinim kundër Covid-19.
Sot e kësaj dite këto tenda ende qëndrojnë në shesh duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke e shëmtuar këtë pjesë të sheshit.
Duke e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësise kohëve të fundit në nivel të Kosovës vaksionohen jo më shumë se 20-30 persona, e ka ditë kur kemi zero persona, kjo nënkupton se në Gjilan me ditë tëra e sigurisht se edhe me javë, nuk ndodhë që me ardhë dikush me u vaksionu në këto tenda.
Pos kësaj, këo tenda janë berë strehë e qenve endacakë qe edhe nga aty po i sulmojnë fëmijet dhe jo vetëm.
Duke e pasur QKMF-në dhe shumë QMF e AMF nëpër të gjitha vendbanimet, Grupi i Këshilltarëve të LDK-së kërkon që sa më shpejt të hiqen këto tenda dhe ata banerë neveritës e shëmtues të sheshit dhe të shtatores së heronjve.
IMAZH EDHE ME I KEQ
Duke e parë se mundet një e keqe me qëndru në sheshin e bukur pa ia vra syrin atyre që duhet vepruar menjëhere, ka qu krye edhe një tjetër e keqe në këtë pjesë të qendrës së qytetit, madje kjo duke i dalë përballë shtatores së heronjve.
Bëhet fjalë për kunjat e vendosur krahë për krahë me drunjtë dekorativë. Përveç arsyes materiale (përfitimit material të operatorit ekonomik e ndoshta edhe të ndokujt tjetër aty pari), nuk ka arsye tjetër pse ishte dashtë me u vendos ata kunja shëmtues dhe pengues të lëvizjes së lirë.
Edhe drunjtë dekorativë e edhe kunjat nuk shkojnë bashkë. Hiqni kunjat!