PSD-ja ka reaguar pasi Gjykata Speciale i ka dënuar me nga katër vite e gjysmë, Hysni Gucatin dhe Nasim Haraadinajn.
Sipas PSD-së, aktgjykimi dënues ndaj udhëheqësve të OVL të UÇK-së, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë as me të vërtetën.
“Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata kanë kërkuar që të shpërbëhet kjo gjykatë nga institucionet e Kosovës.
“Nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, atëherë ajo mundet dhe duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional”, thotë PSD-ja. /Zëri