Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar sot në kuvend se ligji për Trustin duhet të dërgohet sa më shpejt në Kuvend dhe paratë e qytetarëve të kalojnë tek ata.
Tahiri tha se Qeveria nuk synon ta ngris pagën minimale, por ta neglizhojë atë. Ai shtoi se asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro të premtuara nga Qeveria.
“Ligji i pagave s’vjen në kuvend, nesër ka greva për kërkesën e Ligjit të Pagave. 81 mijë kërkojnë nga Qeveria që të ketë veprim, s’ka asnjë veprim, s’ka shpjegim e as dritë në fund të tunelit. Te Paga Minimale ka treguar Qeveria se nuk synon ta ngrit atë, por ta zhagit këtë proces. Asnjë person që punon në sektorin privat s’ka arritur të marrë pagesën prej 100 euro”.
“Dhe e fundit lidhet me Trustin. Është bllokuar Trusti. Është shumë me rëndësi që sa më shpejt ky ligj të vjen në Kuvend dhe paratë e qytetarëve të kalojnë tek ata”, tha Tahiri.