Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me tetë komuna të Kosovës
për të themeluar Qendra të Karrierës në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, duke përfshirë kështu edhe komunën e Gjilanit, me qëllim të rritjes së cilësisë së IAAP-ve për krijimin e kuadrove të nevojshme për tregun e punës.
Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, është shumë e rëndësishme që të rinjtë tanë të kenë informacione për orientimin në karrierë, pasi vërtet kemi nevojë që ata të orientohen drejt tregut dhe pas shkollimit ta kenë më të lehtë punësimin.
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani, tha se kjo Qendër do të themelohet në IAAP “Mehmet Isai”, e cila do të shërbejë në mënyrë të barabartë edhe me IAAP “Arbëria”.
Ndryshe, komunat të cilat kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me MAShTI dhe projektin EYE janë: Gjilani, Kamenica, Mitrovica, Fushë Kosova, Lipjani, Rahoveci, Podujeva dhe Suhareka.