Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 16-vjeçar është rrahur nga xhaxhai i tij në Itali për shkak të orientimit të tij seksual.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarjen e ka treguar Silvio Cilento, president i Arci Cosenza, ku sipas tij xhaxhai kishte thirrur dhe tre burra për ta ndihmuar.
Pas sulmit, xhaxhi e shoqëroi në banesë nipin dhe i tha “tani vdis në shtëpi.”
Djali kishte 4 brinjë të thyera dhe lëndime të shumta.
Ngjarja ka ndodhur në Cozenza më 17 maj, ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.