Trofeu më i vlefshëm në futboll, Kupa e Botës do të prezantohet sot në Prishtinë.
Së bashku me Kupën e Botës në Kosovë ka mbërritur edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.
Kjo është hera e parë që ky trofe prezantohet në Kosovë, ndërsa e tërë ngjarja organizohet para Kampionatit Botëror që do të mbahet në Katar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.