Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka dhënë vërejtjen e fundit skuadrës së Dritës e cila e kishte prezantuar në konferencë për shtyp drejtorin Sportiv Valon Zymberi ani pse ai ishte i dënuar.
Komisioni Disiplinor ditë më parë e kishte suspenduar Zymberin për 6 muaj nga të gjitha aktivitetet e FC Dritës, pas akuzave që kishte bërë në adresë të FK-së, derisa i njëjti doli në konferencën për shtyp javën e kaluar ani pse ishte i dënuar.
Për këtë arsye Zymberi është dënuar me 500 euro shtesë derisa Dritës i është dhënë Vërejtja e fundit.
Më poshtë gjeni vendimet e Disiplinorit të FFK-së:
Vendimet e Komisionit Disiplinor
FC ”Drita”. Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Drejtori sportiv i FC ” Drita ” Valon Zymberi. Edhe pse ishte nën masën e suspendimit si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita . Bazuar në nenin 17 paragrafi 2 neni 38 si dhe neni 63 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore : Dënohet me të holla me shumë prej 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagesës është 8 ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).