Policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në mes të dy veturave, të ndodhur në Gjilan.
Sipas njoftimit të PK-së ngjarja ka ndodhur më datën 20.05.2022, rreth orës 17:50 min në fshatin Hodonoc, të Kamenicës.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe një femër kosovar. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK-së.