Foto ilustrim
Policia ka pranuar një informatë se një punëtor roje i një objekti në ndërtim e sipër është gjetur pa shenja jete.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur më datën 20.05.2022 rreth orës 07:10 min në fshatin Pasjan, Partesh.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Policia është duke e hetuar rastin. Kurse vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.