Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësitet hetuese përmes rrugëve operative i kanë lokalizuar dhe arrestuar katër persona te dyshimtë.
“Ata janë intervistuar dhe prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të hapet rast: “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, pasi qe besohet se ata në bashkëveprim, në një lokal në qytetin e Gjilanit kanë djegur një flamur shtetëror të Republikës se Kosovës, pastaj këtë akt e kanë incizuar dhe shpërndarë përmes rrjeteve sociale a mediave elektronike”, ka thënë Hashani.
Rasti procedohet në gjykatë me procedurë të rregullt.