Skuadrat elitare rikthehen sot pasdite me ndeshjet e fundit të këtij kampionati joshëse. Cila skuadër do të luajë në barazh?
Derisa gara për titull është mbyllur me Ballkanin kampion, dhe skuadrat që do të dalin në Evropë, kryendeshja do të luhet në Malishevë, ku skuadra me të njejtin emër do të përballet me Dukagjinin, sfidë kjo që përcakton ekipin që do të luajë në barazh. Arbitrit Genc Nuza i është besuar ndarja e drejtësisë në këtë sfidë tejet të rëndësishme.
Përballje interesante do të luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi pret Prishtinën, ndeshje të cilën do ta gjykoj Besfort Kosumi.
Ndërkohë, Ballkani ballafaqohet me Gjilanin, në një ndeshje prestigji pasi që skuadra nga Suhareka tashmë e ka siguruar titullin e kampionit, dhe pikërisht sot, Ballkani do të festojë titullin e parë në historinë e tyre.
Superliga / Java e 36-të
Sot takohen:
Drita-Ulpiana
Feronikeli-Drenica
Ballkani-Gjilani
Malisheva-Dukagjini
Llapi-Prishtina
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.