FC Drita sot ka shënuar fitore me rezultat 5 me
0 kundër Ulpianës, në minutën e 83 golin e 4 ka shënuar i riu gjilanas Dienit Isufi shkruan Radio Star.
Klubi gjilanas FC Drita, futbollistit të saj i ka dedikuar një shkrim për paraqitjen e tij të tret ku në këtë ndeshje gjeti edhe golin e parë me falenelën bardhekaltërt.
Ky është shkrimi i FC Dritës:
Përpara DIENIT
Futbollisti ynë, Dienit Isufi sot ka zhvilluar ndeshjen e tretë me klubin e parë, ku edhe shënoi golin e parë për FC DRITA.
Dienit Isufi u paraqit në ndeshje për 45 minuta, duke treguar formë të mirë dhe shënuar golin e parë si futbollist profesionist.
Dieniti është produkt i Shkollës së Futbollit DRITA, i cili me sukses kaloi të gjitha grupmoshat dhe falë talentit të tij këtë vit nënshkroi marrëveshje profesionale me klubin tonë.
FC DRITA i dëshiron shumë suksese Dienitit në karrierën e mëtutjeshme.
FC DRITA⬜🟦