Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.
Ngjarjet e datës 23 maj 2022:
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe në mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, BE-së, Suedisë dhe Norvegjisë organizon ceremoninë e Grantit të Performancës për vitin 2020, ku do të ndahen edhe shpërblimet për komunat përfituese. (Hotel Emerald, ora 9:30)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizoj ceremoninë për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll. kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku ora 10:15)
– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
– Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:30)
– Mbahet ceremonia e hapjes e shkollës së RE e muzikës “Halit Kasapolli” ku do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Pejë, ora 12:00)
– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetar i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. (Junik, ora 12:30)
– Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID organizojnë lansimin e Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjakovës. (Pallat i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 12:30)
– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik. (Junik, ora 12:50)
– Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, ora 13:00)
– Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me Dialogun me Serbinë raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 14:00)
– Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare organizon Darkën Gala me rastin e 10 vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 19:00)