Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Agim Salihu, udhëheqës i objektivit 2 dhe 3 të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës, të USAID-it amerikan. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti u njoftua rreth pikëpamjeve që parasheh ky projekt, ku sipas z.Salihu, do të ketë 8 komuna partnere, të cilat do të marrin asistencë direkt, si dhe 8 komuna të dyta të cilat do të mund të jenë potenciale për komuna në fokus në vitin 4 dhe 5 të projektit. Në këtë takim janë shpalosur edhe programi dhe objektivat e projektit për periudhën e ardhshme 5 vjeçare (2022 – 2027). Duke folur për rendësin e këtij projekti, kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, është e interesuar të punoj me projekte të tilla amerikane, e posaçërisht me një projekt të tillë, duke e konsideruar si shumë të domosdoshëm dhe sipas tij është në interes të institucioneve komunale.
Përndryshe projekti Integriteti i Komunave të Kosovës, adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike, me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave.
Objektivat kryesore të këtij projekti do të jenë:
1. Institucionet qeveritare për llogaridhënie ofrojnë mbikëqyrje financiare më efektive dhe më të koordinuar.
2. Institucionet rrisin përdorimin e praktikave të mira në planifikimin e buxhetit, prokurimin publik dhe menaxhimin e kontratave.
3. Institucionet avancojnë normat dhe praktikat që mbështesin auditimin e brendshëm dhe llogaridhënien.
4. Shoqëria civile, mediat dhe sektori privat përmirësojnë integritetin e akterëve të sektorit publik dhe privat në prokurimin publik.
Komuna e Vitisë përfituese e projektit të USAID-it: “Integriteti i Komunave të Kosovës”
Ndani këtë artikull