Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat gjatë orëve të pasditës mund të sjellin në ndonjë rajon rrebeshe të izoluara shiu, e shoqëruar me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në zona të caktuara mund të jetë kohë pas kohe e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C.