Tri institucione arsimore në Gjilan janë përfituese të një donacioni me inventar dhe pajisje shkollore, të siguruar nga një shkollë në Cyrih të Zvicrës, me kontributin e bashkatdhetarit Agon Behluli, i cili është lindur dhe rritur në Zvicër.
Donacioni përfshin banka dhe karrige shkollore, kompjuterë, printerë dhe pajisje të tjera të nevojshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe të mësimit.
Nga ky donacion kanë përfituar:
Gjimnazi shoqëror “Zenel Hajdini”;
IAAP “Marin Barleti”;
ShFMU “Selami Hallaçi”.
Edhe kësaj radhe, bashkatdhetarët tanë dëshmojnë se lidhja me vendlindjen dhe kujdesi për të ardhmen e fëmijëve tanë mbeten të forta. Kontributi i tyre është një mbështetje shumë e rëndësishme për shkollat tona dhe një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon, pavarësisht largësisë.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan e vlerëson këtë kontribut dhe falënderon z.Agon Behluli për mbështetjen e dhënë, e cila dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet diasporës dhe vendlindjes.










