Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, dje, Ministri i Jashtëm gjerman, z. Sigmar Gabriel, tha: “nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre në BE. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë”. (Shih nga minuti 5:35 në
Pra, ajo çka na mbetet neve është që të mos ia japim Serbisë ndërkohë 'Zajednicën' apo të bëjmë ndonjë marri të ngjashme. Por, me këtë regjim në fuqi, sidomos me Thaçin President, nuk mund të jemi të sigurtë.