Besim Guda Iku pacienti i veqantë Nuhi Matoshi!
Mbi njezet vite në punën e vështirë që bëjë , kam rastisur të takoj njerëz me natyra të ndryshme. Unë zakonisht takoj njerëz në nevojë, njerëz me dhembje e probleme. Të rrallë janë ata që në situata të tilla , të rënda të dhembjes e mundimit gjejnë forcë për të ndrruar disa fjalë humori me mjekun e vetë. Këtë e bënte zakonisht baca Nuh, ashtu siq e quaja unë.
Pastaj edhe ndonjë fjalë për qytetin dhe njerëzit e tijë. Më ngacmonte nganjeher , por butë e qetë. Edhe unë shpesh e ngacmoja, më shikonte dhe vetëm qeshte. Vetëm kur kishte dhembje të mëdha , atëher e kuptoja nga gjuha e trupit të tijë.
Në fund të çdo takimi kurrë nuk harronte të falenderohej, dhe kërkonte ndjesë për ” pengesat ” që po më bënte. Unë prapë në fund i thoja ndonjë fjalë pêr shaka e ai ikte duke lëvizur kokën, dhe ngriste dorën në shenjë aprovimi për atë që thosha.
Disa herë kurreshtja më fuste në jetën e artistëve dhe aty ,ai pernjeher ngrohej, i shëndriste fytyra, dhe fliste me pasion për artin ,të cilin edhe nuk e kuptoja krejtë. E futsha ndonjë thënje nga “korneri” për artin, ai më shikonte, nuk e dinte a jam serioz apo jo , dhe vetëm kur qeshja me të madhe , ai i kuptonte hilet e mia.
Nuk hidhërohej me mua, me nderonte e rrespektonte për punën që bëja.Më quante nganjëher edhe mua artist. E lusja me shaka për ndonjë rol në ndonjë dramë të tijën. Më shikonte në sy , deri sa bindej e kisha me seriozitet apo bëja shaka.
Unë e nderoja dhe rrespektoja për shpirtin e artistit. Kjo është një grimcë nga dhjetra apo qindra takime që kishim. I lutem zotit të ketë shkuar nga kjo botë ashtu shpirtë gjerë dhe të na ket falur për mëkatet e kësaj bote .