Familjarët kanë njoftuar me dhimbje të thellë se sot do t’i jepet lamtumira e fundit të ndjerit Gazmend Alidema, i cili u nda nga jeta.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 15 qershor 2026, në ora 13:00, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Pozharan.
Në njoftimin mortor thuhet:
“İnnâ Lillâhi ve innâ ilejhi râxhiûn – Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.”
Familjarët bëjnë të ditur se të pamet për të ndjerin do të mbahen te “Drini Market” në datat 16, 17 dhe 18 qershor 2026, ku të afërmit, miqtë dhe dashamirët mund të shprehin ngushëllimet e tyre.

