Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka dhënë lajmin e shumëpritur rreth 100 eurove.
Përmes një statusi në Facebook ka shkruar se këtë javë fillon ekzekutimi i pagesave.
Njoftimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme prej 100 euro për të punësuarit e sektorit privat dhe për studentët.
Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret.
Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë.
Për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta.