Kampioni botëror i boksit, Witalij Klitschko, kryetar i Kiev-it ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, kështu duke përcjellur edhe një mesazh për shqiptarët e Kosovën.
Ai dikur ishte kampion bote në boks – sot kryetari i Kiev-it lufton për atdheun e tij. Ai ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.
“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27 ch
“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund z.Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27 ch