Ka nisur protesta e një grupi qytetarësh për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.
Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj.
Ata U kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që në seancën e ardhshme të votojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Nuk ka kohë më shumë, durimi ka humbur”, “Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh” kanë qenë disa nga parullat e tyre.
Në krye të protestës ndodhet deputeti i PDK-së, Bekim Haxhi, i cili edhe ka iniciuar projektligjin për Trustin.
Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.
Iniciativa u përkrah nga LDK’ja, PDK’ja dhe AAK’ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosje.