Në Ditën Botërore të Sklerozës Multiple mbahet konferenca “Qasjet aktuale në diagnostikimin dhe menaxhimin e pacientëve me sklerozë multiple” (Four Points by Sheraton, Marigona Residence, Prishtinë, ora 9:00)
Mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është ftuar të raportojë në Komisionin për Mjedis (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)
Kolegji AAB hap edicionin e parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit (Hapësirat e kolegjit, ora 10:00)
Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore – Së Bashku Kundër Korrupsionit” prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë (Neni 5.3. i UNCAC)” (Hotel Sirius, ora 10:00)
Mbahet ceremonia përmbyllëse të Programit të USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt – ASSET (Hotel Emerald, ora 10:30)
Kombëtarja e Kosovës mban seancën stërvitore të paradites (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA organizon konferencë për media si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 12:30)
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, mban konferencë në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League (Hotel Emerald, ora 14:00)
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të takohet me një delegacion nga Shqipëria, të kryesuar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro (Hotel Prishtina, ora 14:00)
Kombëtarja e Kosovës mban seancën stërvitore të pasdites (Kampi Nacional në Hajvali, ora 17:30)