Sot Komuna e Gjilanit hapi një kapitull të ri zhvillimi.
✅ Anulimi i vendimit për miratim të Planit Zhvillimor Komunal i hap rrugë plotësim ndryshimit të materialit bazë dhe garanton mundësi zhvillimi për Komunën e Gjilanit.
✅ Bartja e dy aktiviteteve, atij të mirëmbajtjes dhe sigurimit të objekteve komunale, objekteve të arsimit dhe atyre të shëndetësisë në kuadër të ndërmarrjes “Tregu” siguron shërbime me të mira për komunën dhe i jep fund një problemi shumëvjeçar për të cilin asnjëherë nuk është gjetur vullneti politik për t’u trajtuar dhe zgjidhur.
Falënderoj asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit për mbështetjen e këtyre dy propozimeve tejet të rëndësishme për Komunën dhe qytetarët.