Me dekret nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, sot, Gjeneral brigade Irefete Spahiu u promovua në gradën gjeneral major dhe u emërua Inspektor Gjeneral i FSK-së.
Me këtë rast pas ceremonisë zyrtare, KOMFSK priti në zyre Gjeneral major Spahiun ku i uroi sukses në detyrën e re dhe diskutuan për punën dhe planet.