Më 17 shkurt Kosova feston dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Për një dekadë, shteti më i ri në Evropë është njohur nga 117 shtete, mirëpo ende nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Vendi ku një e treta e fuqisë punëtore është e papunë, po mundohet ta forcojë ekonominë e lënë pas dore për dekada. Sfida më e madhe për vitet e ardhshme do të jetë shkollimi si dhe ofrimi i mundësive për punësim për të rinjtë, që përbëjnë shumicën e popullsisë. /REL