Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta! Priten vërshime lokale!
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 25-70 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.