Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq si dhe presidentit rus, Vladimir Putin me anë të një telefonate.
Marrëveshja e arritur ka të bëjë me furnizimin e Serbisë me gazin rus, ndërsa vie në një kohë kur e gjithë bota perëndimorë ka vënë sanksione ndaj Rusisë, pas agresionit disa mujorë ndaj Ukrainës.
Kurti është deklaruar lidhur me këtë marrëveshje, ku tha se tash Vuçiq e Putin nuk po kanë nevojë as të takohen më.
“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më: Marrëveshjet midis Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiq në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021:”, shkruan ai teksa ka kujtuar edhe deklaratën e Vuçiq pas takimit më Putin më 2021.
“Fola për standarde të dyfishta dhe hipokrizinë e shpeshtë në marrëdhënie ndërkombëtare, Presidenti Putin e kupton për çfarë po flas, por ai kërkoi nga unë për shpjegime të mëtutjeshme andaj ne folëm për Veriun e Kosovës dhe ia tregova atë edhe në hartë”, kishte thënë Vuçiq.