Derisa kryeministri Dusko Markovicqka qëndruar në Prishtinë për të biseduar me autoritetet kosovare për çështjen e demarkacionit, ku edhe ka dhënë sinjale se pala malazeze është e gatshme që të gjejë një aranzhman që do të mundësonte që Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, Presidenti Thaçi ka shkuar në Podgoricë.
Atje me homologun e tij, presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kanë dakorduar një tekst-deklaratë për demarkacionin që do t’i hapë rrugë së pari ratifikimit nga pala kosovare e më pas edhe korrigjimeve eventuale të pjesëve të kontestuara.
Thaçi nuk e ka paralajmëruar udhëtimin drejt kryeqytetit malazez, ndërkohë që vetëm sot në zyrën e tij e ka lexuar deklaratën që e ka nënshkruar në kabinetin e homologut të tij Filip Vujanoviq, ku është realizuar edhe një fotografi