Jo rrallëherë xhamitë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë ua mësyjnë arkave të ndihmave, por ka raste kur kryhen edhe vjedhje të tjera.
Një rast i tillë është raportuar sot në rrugën “Besim Shala”, në Prizren, ku hajnat kanë depërtuar me forcë brenda, prej ku kanë vjedhur 40 palë tespih.
Sipas myftiut që e ka denoncuar rastin, hajnat kanë arritur të hyjnë përmes derës e cila ka qenë e hapur.
Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për kapjen dhe identifikimin e të dyshuarve.