Besnik Krasniqi është transferimi i parë i Dritës së Gjilanit në merkaton e verës.
Mbrojtësi i krahut me shumë përvojë në futbollin e Kosovës kaloi te Drita nga Prishtina, shkruan Demokracia.com.
Krasniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook i është drejtuar edhe ish-klubit të tij, Prishtinës dhe tifozëve të saj “Plisat”.
Krasniqi i ka falënderuar “bardhekaltrit” kryeqytetas për dy vitet e kaluara aty.
“Prej sot nuk jam më pjesë e FC Prishtina. Klubit ku u rrita si lojtar, pas dy viteve të mrekullueshme, i dëshiroj suksese të mëtutjeshme. E falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, bashkëlojtarët, tifozët e mrekullueshëm Plisat”, thuhet në postimin e Krasniqit.